Një model me shumë dimensione bashkëpunimi nxit zhvillimin





Nxitja e zhvillimit dhe lulëzimit është një synim i përbashkët i bashkësisë ndërkombëtare dhe një detyrë e përbashkët e të gjitha vendeve, veçanërisht atyre në zhvillim, tha zevendës presidenti i Kinës , Han Zheng në konferencën e 9-të të Nismës së Investimeve të Ardhshme (FII) që po mbahet në Riad të Arabisë Saudite.

Koncepti i ndërtimit të një bashkësie me të ardhme të përbashkët për njerëzimin, si edhe Nisma e Zhvillimit Global, Nisma e Sigurisë Globale, Nisma e Qytetërimit Global dhe Nisma e Qeverisjes Globale, kanë përcaktuar kursin për të arritur zhvillimin paqësor dhe lulëzimin e përbashkët, tha ai.

Kina është e gatshme të punojë me bashkësinë ndërkombëtare për të praktikuar multilateralizmin e mirëfilltë, për të ndjekur konceptin e qeverisjes globale me konsultime të gjera, kontribut të përbashkët dhe përfitime të ndërsjella, për të bërë përpjekje të përbashkëta për të nxitur një sistem qeverisjeje globale më të drejtë e më të barabartë dhe për të ndërtuar së bashku një bashkësi me të ardhme të përbashkët për njerëzimin, shtoi zv.presidenti i Kinës.

Duke vënë në dukje se Kina dhe Lindja e Mesme kanë një histori të gjatë miqësie e bashkëpunimi, Han-i u shpreh se Kina është e gatshme të punojë me Arabinë Saudite dhe vendet e tjera të rajonit për të thelluar bashkëpunimin miqësor, për të çuar përpara bashkëpunimin me cilësi të lartë dhe për të krijuar një model me më shumë dimensione të bashkëpunimit .