Restoranti i Salt Bae, një nga të preferuarit midis influencuesve, regjistroi një humbje prej 5.5 milionë funtesh (rreth 6.38 milionë eurosh) vitin e kaluar.
Kuzhinieri i famshëm, emri i vërtetë i të cilit është Nusret Gokçe, është i njohur për çmimin e tij prej mijëra eurosh për një biftek dhe spërkatjen me kripë në stilin e tij karakteristik.
Edhe pse restoranti i tij kryesor në Knightsbridge të Londrës ka pritur yje si David Beckham dhe Cristiano Ronaldo dhe ka gjeneruar të ardhura prej mbi 10 milionë funtesh (rreth 11.6 milionë euro), kompania raportoi një humbje të konsiderueshme për vitin 2024.
Humbja ishte rezultat i një rivlerësimi të aseteve të kompanisë në ShBA, gjë që i kushtoi asaj rreth 6 milionë funte (6.96 milionë euro).
Meqenëse dega amerikane e Nusr-Et është në pronësi të plotë të një kompanie britanike, zhvlerësimi i aseteve ndikoi drejtpërdrejt në pasqyrat financiare.