Me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria vazhdoi gjykimi për rastin “Onkologjia 2”. Në seancë dëshmuan ish-anëtarë të Bordit Drejtues të Klinikës së Onkologjisë nga viti 2018 deri në vitin 2024, të cilët sqaruan se në mbledhjet nuk u ishte paraqitur gjendja e plotë financiare e Klinikës, por vetëm se nuk kishte tejkalim të buxhetit.
Njëri nga dëshmitarët theksoi se nuk kishin anëtarë me ekspertizë ekonomike. Të akuzuarit Vasev dhe Nuhi e mohuan fajin. Mbrojtësi i Vasevit, avokati Bobi Spirkovski, paralajmëroi ankesë ndaj vendimit për zgjatjen e paraburgimit për 30 ditë të tjera, duke vlerësuar se paraburgimi është vendosur nën presion dhe pa argumente juridike.