Një ngjarje tragjike raportohet se ka ndodhur brenda një familje kosovare në Gjermani.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e 10 tetorit, në qytetin e Siegenit, siç raportoi ekskluzivisht Klankosova.tv.
Dyshohet se atje, një burrë nga Kosova e ka mbytur gruan e tij e më pas edhe veten.
Lidhur me këtë rast, detaje për Klankosova.tv ka dhënë Policia e Siegenit.
Bëhet e ditur se burri 39-vjeçar është nga Kosova kurse gruaja, e moshës 40-vjeçare, është shtetase gjermane.
Çifti bashkëshortor la pas dy fëmijë të mitur.