Nezir Bardhi, komandant i njohur i UÇK-së, garanton fitore të madhe për Rufki Sumën në Hani të Elezit!
Nezir Bardhi, një nga kontribuesit e mëdhenj të luftës së Kosovës dhe ish-komandant i policisë ushtarake të Brigadës 115 në Radushë, sot është një nga përkrahësit më të fuqishëm të Rufki Sumës.
Figura e Bardhit njihet si e jashtëzakonshme jo vetëm në Kosovë, por edhe në Maqedoninë e Veriut dhe në gjithë rajonin shqipfolës, ku ai gëzon respekt të madh për kontributin e tij në luftë dhe për qëndrimin e tij atdhetar.
Mbeshtetja e Nezir Bardhit për Rufki Sumën shihet si një forcë vendimtare drejt fitores së madhe që pritet të dielën në zgjedhjet lokale të Hanit të Elezit.
Sipas vlerësimeve të analistëve dhe qytetarëve të zonës, me mbështetjen e Bardhit, Rufki Suma pritet të arrijë kulmin e fitores, duke forcuar besimin e qytetarëve në një drejtim të ri për komunën e Hanit të Elezit.