Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Prishtinë, policia nis hetimet





Një vajzë e mitur është zhdukur në rrugën “Imzot Nikë Prela” në Prishtinë gjatë së enjtes.

Rastin në polici e ka raportuar nëna e saj.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se, vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thotë policia në raportin 24-orësh të saj, transmeton Klankosova.tv.