Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për “Onkologjinë”

Gjykimi kundër ish-drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Nikola Vasev i cili së bashku me dy onkologë të tjerë akuzohet për trajtim neglizhent të pacientëve, do të vazhdojë sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup.

Mbrojtja e të pandehurit të parë Vasev në seancën e mëparshme i paraqiti Gjykatës një kërkesë që Prokurori Publik i Shtetit Ljupço Kocevski ta marrë përsipër çështjen ose ta delegojë atë në një prokurori tjetër. Duke pasur parasysh se propozimi kërkon një vendim nga Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë, gjykata e shtyu seancën.

Çështja është në procedurën e provave dhe duhet të vazhdojë me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria.

Ish-drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Nikola Vasev, së bashku me dy onkologë të tjerë, Simonida Crvenkova dhe Dragan Jakimovski, punonjës të Klinikës së Radioterapisë dhe Onkologjisë në Shkup, janë akuzuar për trajtim neglizhent të pacientëve