Murtaja e zezë kërcënim për jetën, epidemiologët, thirrje për kujdes nga papastërtia

Mbeturinat në Shkup rrezikojnë përhapjen e ndonjë epidemie e cila është kërcënim për jetën e qytetarëve. Epidemiologu Dragan Danilovski paralajmëron se murtaja e zezë, sëmundje që në të kaluarën ka shkaktuar miliona viktima, ende nuk është zhdukur plotësisht. Sipas tij minjtë e përhapin këtë sëmundje dhe se 1 deri në 2 për qind e tyre e bartin bakterin në vetvete. Megjithatë, ai shton se në kushtet aktuale më reale është rreziku nga sëmundjet e zorrëve, si salmonela dhe dizenteria, për shkak të mbeturinave të pa menaxhuara në qytet.

“Rreziqet më të mëdha vijnë nga sëmundjet infektive të mesme, si salmonela dhe dizenteria, pasi papastërtia e bën të vetën dhe i mbart bakteriet. Por gjithashtu ekziston edhe një problem tjetër – të gjitha ato mbetje nga deponitë, të cilat edhe shiu i shpërndan, janë të ndotura, sidomos kur ka aq shumë minj. Rreziqet epidemiologjike janë pothuajse si në mesjetë; përparësia e vetme është që sot, në shekullin XXI, kemi antibiotikë dhe mjekësi bashkëkohore.”, u shpreh epidemiologu prof. dr. Dragan Danilovski.