Monopoli është një njollë e zezë për Tetovën, fatkeqësisht nuk i përjetoi syrit të etur për përfitime

Monopoli është një njollë e zezë për Tetovën, fatkeqësisht nuk i
përjetoi syrit të etur për përfitime

Tetova është një qytet me potencial të madh zhvillimor, por ajo është
e ngulfatur nga kaosi urban dhe në trafik.

Një nga shembujt kryesor të kaosit dhe punëve “SHKEL E SHKO” në Tetovë
është bulevardi “Boris Kidriç”.
https://www.swisstransfer.com/d/a09a3cba-c359-4ed8-b9e1-cbe1bdc40092
Punimet në këtë bulevard duhej të përfundonin në pranverë, por banorët
dhe bizneset vazhdojnë të paguajnë çmimin e lartë të kësaj hallakame
që nuk i shihet fundi. Ka 1 vit që ata janë ne terr dhe pa ndriçim të
rrugës.

Punimet në qytet kryhen pa transparencë. Projketet nuk kanë tabela
informuese, ashtu si e kërkon ligji.

Është e paqartë se si përzgjidhen kompanitë që i projektojnë dhe
realizojnë këto projekte dhe kush mban përgjegjësi kur punimet
zvarriten apo dështojnë.

Trotoaret e qytetit vazhdojnë të jenë të uzurpuara. Prindërit me
karroca nuk mund të lëvizin lirshëm me fëmijët e tyre.

Ndërkohë, komunikacioni është kthyer në një luftë të përditshme për të
gjithë ne. Kaosi urban dita ditës përkeqësohet.

Mërgimtarët ballafaqohen me këtë çdo vit kur vijnë në vendlindje.

Tetova duhet të jetë një qytet për të jetuar, jo për të mbijetuar.