Momenti dramatik kur veturat rrëmbehen nga përmbytjet vdekjeprurëse që kanë goditur Bullgarinë (VIDEO)

Pamjet tregojnë dhjetëra makina që rrëmbehen në Elenite, ndërsa përmbytjet shkatërrojnë pjesën juglindore të Bullgarisë.

Të paktën tre persona, përfshirë dy shpëtimtarë, kanë vdekur, me qindra të evakuuar dhe një gjendje emergjence të shpallur përgjatë bregdetit të Detit të Zi.

Pamjet amatore shfaqin pamjet “apokaliptike” në rrugët e qyteteve bullgare në juglindje të vendit, ku shumë vetura lëviznin nëpër ujë sikur të ishin nga letra.

Nuk është bërë e ditur shuma e dëmeve materiale apo nëse pritet të ketë përmirësim të motit në Bullgari, që prej ditësh është goditur nga reshjet e mëdha të shiut.