Ministria e Shëndetësisë me shqetësim ka pranuar lajmin për sulmin e armatosur në Kumanovë, gjatë të cilit është plagosur kolegu ynë, doktori Zekirija Shaini. Njoftojmë opinionin publik se plagët nuk paraqesin rrezik për jetën dhe se doktori ndodhet në gjendje stabile dhe është në proces rikuperimi.
Do të sigurohet mbështetje e plotë për doktorin gjatë gjithë periudhës së shërimit dhe rehabilitimit të tij.
Ministria e dënon kategorikisht çdo akt dhune ndaj punonjësve shëndetësorë dhe rithekson se siguria e tyre është prioritet.
Do të punojmë në përmirësimin e masave për mbrojtjen e personelit shëndetësor, në bashkëpunim me institucionet shëndetësore dhe autoritetet lokale.
Ministria do të bashkëpunojë ngushtë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe me autoritetet lokale në Kumanovë për zbardhjen e plotë të rastit.
Bëjmë thirrje për përmbajtje, respektim të privatësisë dhe solidaritet ndaj të plagosurit dhe familjes së tij.
Ministria do të vazhdojë ta ndjekë gjendjen e doktor Shainit dhe do të informojë me kohë për çdo zhvillim të rëndësishëm.