Mickovski: BDI-ja edhe gjatë kohë do t’mbetet në opozitë

Kryeministri Hristijan Mikcoski ka hedhur poshtë të gjitha shkrimet për gjoja koalicion me Ramiz Merkon. Sipas tij këto publikime po bëhen pasi qendra të caktuara janë të zhgënjyer që Merko nuk i ofron mbështetje BDI-së në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Strugë.

“Janë portale që supozoj që janë të financuara nga një qendër e njëjtë që tani është e zhgënjyer sepse Ramiz Merko nuk e mbështet BDI-në në raundin e dytë, dhe supozoj që tani për të bërë rëndesë të kundërt, si të bëjnë sensacion që ta fundosin atë lajm, nxjerrin në opinion një të pavërtetë. Mendoj, tamam puna, shikoni njerëz, shumë herë në të kaluarën e kemi thënë qëndrimin tonë për Ramiz Merkon, kështu që… absolutisht e pavërtetë!”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.