Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti ka kërkuar nga kryetari dhe nënkryetari i BDI-së që publikisht të tregojnë nëse, siç thotë ai, do të vazhdojnë ta lusin kryeministrin Hristijan Mickoski për t’u bërë pjesë e qeverisë
“Përfitoj nga rasti, publikisht t’i pyes Ali Ahmetin dhe Bujar Osmanin: A do të bëjnë qeveri me Mickovskin? Siç po qëndrojnë gjatë gjithë kohës, tek dera e qeverisë…dhe me kend duan të bëjnë qeveri? …pra duan pikërisht me Mickoskin! Ja tani publikisht po i pyes. Le të përgjigjen… A do të ndalojnë, apo do të vazhdojnë të qëndrojnë para qeverisë, para dyerve të VMRO-DPMNE-së dhe para Mickovskit, që ta lusin… Pa kryetar Kuvendi, me më pak ministra siç po tregojnë edhe partnerët e tyre, të cilat tanimë nuk janë bashkë. Pra, a do të përkrahin një qeveri, me “albanofobin” Mickovski të bëjnë qeveri? Në këtë duhet publikisht të përgjigjen!”, ka pyetur Mexhiti.
Kujtojmë se ditë më parë, Bujar Osmani e quajti kryeministrin Mickoski “albanofob”.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Rikthehet qetësia në bulevard, boshatisen rrugët e Tiranës pas ndërhyrjes së policisë
- 13 persona të plagosur nga protesta, protestuesi i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën, mes tyre edhe efektivë policie
- Arrestim në Gostivar, 29-vjeçari përfundon në polici pas denoncimit të nënës
- Valë reagimesh nga Uashingtoni për protesta në Shqipërinë
- Skandal në Veles: Sulmoi 16-vjeçaren dhe e futi me forcë në automjet
- Policia reagon për protestën e dhunshme: Sulmet ndaj efektivëve dhe institucioneve ndëshkohen me ligj
- Janevska mohon akuzat për konviktin “Stiv Naumov”: Kushtet janë të shkëlqyera
- Protestuesit u vënë flakën kazanëve të mbeturinave dhe thyejnë xhamat e bizneseve, mes tyre një bankë e nivelit të dytë në Vasil Shanto
- Përplasjet në protestën e Tiranës/ Dy qytetarë plagosen nga plumbat e gomës, njëri ka marrë plagë në bark
- VLEN: Rritja e pagës minimale për 67% dëshmon dallimin mes dy qeverisjeve