Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti ka kërkuar nga kryetari dhe nënkryetari i BDI-së që publikisht të tregojnë nëse, siç thotë ai, do të vazhdojnë ta lusin kryeministrin Hristijan Mickoski për t’u bërë pjesë e qeverisë
“Përfitoj nga rasti, publikisht t’i pyes Ali Ahmetin dhe Bujar Osmanin: A do të bëjnë qeveri me Mickovskin? Siç po qëndrojnë gjatë gjithë kohës, tek dera e qeverisë…dhe me kend duan të bëjnë qeveri? …pra duan pikërisht me Mickoskin! Ja tani publikisht po i pyes. Le të përgjigjen… A do të ndalojnë, apo do të vazhdojnë të qëndrojnë para qeverisë, para dyerve të VMRO-DPMNE-së dhe para Mickovskit, që ta lusin… Pa kryetar Kuvendi, me më pak ministra siç po tregojnë edhe partnerët e tyre, të cilat tanimë nuk janë bashkë. Pra, a do të përkrahin një qeveri, me “albanofobin” Mickovski të bëjnë qeveri? Në këtë duhet publikisht të përgjigjen!”, ka pyetur Mexhiti.
Kujtojmë se ditë më parë, Bujar Osmani e quajti kryeministrin Mickoski “albanofob”.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- MPB identifikoi dhe sanksionoi drejtuesin e mjetit që po voziste me 293 km/orë dhe publikoi videon në rrjetet sociale
- Tripunovski: Deri më tani janë blerë 25.3 milionë kilogramë duhan me vlerë 170 milionë euro
- Rasti “Geriatria”: Familja e pacientes padit advokaten Nebie Zaimovska për paraqitje të reme
- Mickoski në panel së bashku me Sekretarin Amerikan për Energjetikë, Chris Wright – dialog për investime dhe porta të reja për zhvillim
- Këto janë armët që u gjetën te Arianit Sllamniku, i arrestuar për veprimtari mjekësore të kundërligjshme
- Arta Bilalli Zendeli: Po dëmtohen të drejtat kolektive të shqiptarëve, justifikimi për mungesë kuadrosh nuk qëndron
- Qytetarët e Malit të Zi “blejnë nuse” nga Shqipëria?
- Toshkovski: Është ulur numri i viktimave në aksidentet rrugore që nga fillimi i periudhës provuese të “Safe City” në Shkup
- 350 mijë eurot e fshehura në mur nuk janë të gjyqtarit, prindërit kanë pranuar se janë të tyre, thotë avokati
- Kurti prezanton Kosovën në skenën globale: Ftesë nga SHBA, takime strategjike dhe premtime për transparencë nga Davosi