Mexhiti në A2 CNN: Ali Ahmeti e mori porosinë e votuesit shqiptar

Kryetari i sapozgjedhur i komunës së Çairit në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhiti, në një intervistë të dhënë për A2 CNN ka komentuar heshtjen publike të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, duke theksuar se kjo tregon
qartë se ai e ka kuptuar mesazhin që elektorati shqiptar i ka dhënë në këto zgjedhje.

“Meqë nuk del ende në konferencë për media z. Ahmeti pas 22 viteve, siç ka dalë pas çdo cikli zgjedhor, mendoj se e ka marrë porosinë e votuesit shqiptar,” deklaroi Mexhiti.

Ai shtoi se ky është moment reflektimi për BDI-në dhe për të gjithë ata që kanë udhëhequr për një kohë të gjatë pa ndryshim.

“I dëshiroj pra që të reformohen në ide, në program dhe në fytyra të reja, që të jenë në të ardhmen konkurrues në skenën politike shqiptare,” tha ndër të tjera Mexhiti.

Mexhiti shënoi fitore të qartë në zgjedhjet lokale të 19 tetorit që në rrethin e parë, duke u konfirmuar si një nga figurat qendrore të politikës shqiptare në Maqedoninë e Veriut.