Messi me shokë do të zbarkojnë në Angolë për një shumë të “çmendur” parash





Kombëtarja e Angolës ka arritur marrëveshje me Kombëtaren e Argjentinës për një ndeshje miqësore me datën 14 nëntor duke i sjellë kampionët botërorë në kontinentin e Afrikës.

Por, kjo marrëveshje është shumë e kushtueshme.

Sipas raportimeve nga “Sport News Africa”, Angola do t’i paguajë 12 milionë euro për këtë ndeshje.

Kjo shumë marramendëse vjen si shkak i prezencës së Lionel Messit, i cili do të siguronte shitje maksimale të biletave në stadiumin “11 Shtatori”.

Edhe kombëtaret tjera ishin në bisedime me Argjentinën, mirëpo kostoja e lartë e çmimit bëri që diskutimet të ndaleshin.