“Mentalitet”, Vedat Muriqi e feston golin dhe fitoren me ngjyrat Kuq e Zi

Në një ditë ku Mallorca befasoi të gjithë me një përmbysje spektakolare në fushën e Sevillës, një emër doli sërish në pah: Vedat Muriqi.

Sulmuesi kosovar ishte nismëtari i rikthimit të jashtëzakonshëm të skuadrës ishullore, duke shënuar golin e barazimit dhe duke ndezur motorët për fitoren më të madhe të Mallorcës këtë sezon.

Pas ndeshjes, Muriqi reagoi në Instagram, duke shkruar: “Mentalitet”.