Mehmet Seferi i VLEN-it i çon të fala pushtetit: Dilni dhe votoni më 19-Tetor kundër këtij pushteti të kalbur!

Kandidati i koalicionit VLEN në Vrapçisht, Mehmet Seferi, ka dalë me një thirrje të çuditshme në prag të zgjedhjeve lokale, duke u bërë apel për mobilizim dhe votim kundër partisë së tij dhe koalicionet VLEN në qeveri, siç e quan ai, “pushtetit të kalbur”.

“Më 19 Tetor, dilni dhe flisni me ata që e kuptojnë më mirë – me votë! Sepse një pushtet që nuk i shërben popullit, do të bjerë vetëm nga fuqia e popullit. Dhe kur populli zgjohet, asnjë pushtet i kalbur nuk mund të qëndrojë më në këmbë!”, theksoi Seferi, njofton TS.

Duke mos e ditur se partia e tij dhe koaliconi i të cilit e kanë nxjerrë kandidat, ai i “çon të fala pushtetit”, duke e konsideruar votën e 19 Tetorit si një akt kundërshtimi qytetar ndaj një qeverisjeje që, sipas tij, ka humbur kontaktin me nevojat e popullit.

“Dilni dhe votoni më 19 Tetor kundër këtij pushteti të kalbur!”, përfundon ai.

Deklarata e Seferit vjen në një klimë politike të tensionuar, ku partitë janë futur në fazën finale të fushatës zgjedhore dhe thirrjet për ndryshim po dominojnë diskursin publik./TS