Media serbe tërbohet çfarë sheh te vajza shqiptare

Prezantuesja sportive shqiptare Eva Murati i vuri flakën rrjeteve sociale me një postim të mrekullueshëm.

Serbët kujtojnë disfatën me rezultat 1:0 nga Shqipëria në Leskovc në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll, ndaj nga ky mllef sulmojnë vajzën shqiptare.

Postimi i saj i ka irrituar serbët saqë media serbe ka kontrolluar sa pëlqime i ka me zemër vajza shqiptare në profilin e saj dhe kjo i ka tërbuar edhe më shumë!

Kjo është çmenduria e serbëve!

Media serbe “Kurir” shkarravit kësisoj: “Eva e bukur, e njohur për prirjen e saj për skandale dhe postime provokuese, publikoi një foto para ndeshjes me Serbinë në një kombinim provokues, duke treguar me krenari simbolin e shqiponjës dykrenare, shenjën e “Shqipërisë së Madhe”.

“Postimi shkaktoi menjëherë një ortek reagimesh, ndërsa tifozët serbë ishin të tërbuar për provokimin,

Murati në të njëjtën kohë mori mijëra pëlqime dhe komplimente nga e gjithë bota, duke e shndërruar provokimin në vetëpromovim.

Qindra mesazhe mbështetjeje dhe komente erdhën nga rajoni dhe diaspora, ndërsa pëlqimet me zemra dhe shqiponja u rreshtuan nën foto”, shkruan më tej.