Medai Shaholli: Mexhiti mbështet serbofilin Maksi në balotazh!

Medai Shaholli

Pseudopatriotizmi i vredistëve tashmë doli sheshit dhe nuk ka asnjë dyshim më se shqiponjat e përdorura në fushatë për efekt propagandistik nuk vlejnë më, pasi të rreshtohesh pas një serbofili si Maksi i Kumanovës paraqet fyerje dhe denigrim për veteranët e UÇK-së.

Ta mbështesësh një serbofil si Maksi që ka marrë pjesë në promovimin e një libri që UÇK-ën e quan organizatë terroriste, ku ai vet thosh se e kish për nder të merrte pjesë në atë promovim, ku për shqiptarët e cilitdo koalicion është në radhë të papërgjegjësi dhe lëndim për dëshmorët dhe luftëtarët e lirisë, për faktin sesi një lider sharlatan shkel mbi gjakun e dëshmorëve të kombit për hir të pushtetit.

Çfarë paraqesin ato duar me shqiponja nëpër tubime kur fyhen luftëtarët e lirisë si organizatë terroriste vetëm se këtë ia kërkon kryekomiti Micko në shenjë lojaliteti dhe besueshmërie ndaj despotit të tyre.

Me këtë rreshtim Mexhiti dhe vredistët po i bëjnë një shërbim të madh serbofilit Maksi, të cilit i duhen votat e shqiptarëve për ta siguruar karrigen e kryetarit të Kumanoovës, por që pastaj do t’i denigronte shqiptarët e kësaj komune ashtu siç ka ndodhur gjatë mandatit të shkuar.

Dhe tradhtia nuk ka brirë, ajo ashtu fillon pak nga pak me lëshime të vockla deri te ato madhore siç eshtë vija e kuqe e interesit kombëtar, ku në këtë rast të dalësh në krah të një serbofili si Maksi që solidarizohet me etiketimin e UÇK-së si organizatë terroriste, padyshim paraqet devijim të interesave kombëtare për hir të leverdive të pushtetit.

Ndaj, çdo votë e vredistëve te Kumanovës për sorbofilin Maksi më 2 nëntor ështe votë për “botën serbe”!