“Masakra e MONOPOLLIT” promo, nesër në TS: Një histori që rikthen dhimbjen Një histori që lëviz eshtrat e qindra shqiptarëve të Tetovës (VIDEO)
“Masakra e Monopolit”, një nga ngjarjet më të errëta në historinë e pasluftës në Tetovë, po rikthehet si simbol i dhimbjes. Një tragjedi që, sipas shumë dëshmitarëve dhe familjarëve të viktimave, ende nuk ka marrë drejtësinë dhe respektin që meriton.
Në një intervistë ekskluzive që do të publikohet nesër në portalin TetovaSot, flet Hasan Beadini, një tetovar i shpërngulur në Prishtinë, me origjinë nga Shipkovica, i cili ndan historinë rrëqethëse të familjes së tij dhe përjetimet tragjike të vëllait të tij, Ramadani, gjatë asaj masakre të tmerrshme.
“Është një dhimbje që nuk shuhet. E kemi përjetuar si familje, si fshat, si qytet. Sot, në atë vend bëhen pazare politike, kur duhej të ishte një qendër memoriale për nder të të vrarëve,” – shprehet Beadini mes lotëve.
Masakra e ndodhur në zonën e quajtur “Monopol” në Tetovë, mbetet një plagë e hapur për qindra familje shqiptare, e cila, sipas historianëve, përbën një nga ngjarjet më të rënda që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.
Vlen të theksohet se Komuna e Tetovës, me në krye kryetarin Bilall Kasami, është përgjegjëse për njërën nga shitjet më të dhimbshme dhe më të kontestuara në historinë e qytetit, Atë të hapësirës së Monopolit, një vend i ngarkuar me kujtesë kolektive dhe dhimbje historike për shqiptarët e Tetovës.
Rrëfimi i plotë dhe emocional i Hasan Beadinit, nesër ekskluzivisht në TetovaSot.
Një dëshmi që s’e ka thënë askush më parë, një histori që duhet ta dijë çdo shqiptar.