Manchester United e ka shënuar fitoren e tretë sezonale në Premierligë.
“Djajtë e Kuq” triumfuan pastër 2:0 në shtëpi ndaj Sunderland, në kuadër të javës së shtatë në elitën e futbollit anglez.
Ekipi i drejtuar nga Ruben Amorim kreu punën në pjesën e parë, në të cilën i shënoi të dy golat, shkruan Gazeta Express.
Ishte Mason Mount që shënoi në minutën e tetë një gol të bukur pas asistit nga Mbeumo.
Në të 31-tën, Benjamin Sesko e vulosi fatin e këtij takimi.
Me këtë fitore, Manchester United shkon në kuotën e 10 pikëve në vendin e tetë përkohësisht.
Në anën tjetër, Sunderland mbetet me 11 pikë në vendin e gjashtë.