Manchester United e ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në Premierligë.
“Viktima” e radhës e “Djajve të Kuq” ishte Brightoni, të cilin e mposhtën e rezultat 4:2 në shtëpi në kuadër të javës së nëntë në elitën e futbollit anglez.
Cunha kaloi vendasit në epërsi në minutën e 24-të, para se Casemiro të dyfishonte epërsinë 10 minuta më vonë.
Mbeumo shënoi për 3:0 në minutën e 61-të, ndërsa mysafirët u kundërpërgjigjën me dy gola, nëpërmjet Ëelbeck dhe Kostoulas.
Por, Mbeumo me gol në minutën e shtatë shtesë e vulosi fitoren e vendasve.
Me këtë triumf, Manchester United ngjitet përkohësisht në vendin e katërt me 16 pikë.
Në anën tjetër, Brighton mbetet me 12 pikë në vendin e 12-të.