Man Utd gati të trondit tregun, 60 milionë euro për yllin e Atletico Madridit

Manchester United po përgatit një lëvizje të madhe për të transferuar mesfushorin e Atletico Madridit, Conor Gallagher.

Klubi anglez është gati të ofrojë rreth 60 milionë euro për 25-vjeçarin, i cili shihet si përforcimi ideal për mesfushën e ekipit të Erik ten Hag.

Gallagher, që kërkon më shumë minuta loje dhe një rol më të rëndësishëm, mund të rikthehet në Ligën Premier për të rifituar shkëlqimin që kishte në futbollin anglez.

Edhe pse nuk është titullar i padiskutueshëm te Atletico, Diego Simeone e vlerëson shumë për energjinë, disiplinën dhe aftësinë për të mbuluar shumë pozicione në mesfushë.

Megjithatë, një ofertë e madhe si ajo e Man Utd mund ta vendosë klubin spanjoll në një situatë të vështirë, të mbajë një lojtar të dobishëm ose të përfitojë financiarisht në një moment të favorshëm.

Në “Old Trafford”, Gallagher shihet si lojtari që mund të sjellë freski, agresivitet dhe intensitet në qendër të fushës.

Ai mund të formojë një partneritet interesant me të riun Kobbie Mainoo, duke balancuar përvojën dhe energjinë.

Pas një tentative të dështuar për huazim në verë, këtë herë Manchester United synon një marrëveshje përfundimtare.

Një rikthim në Angli do të ishte gjithashtu një mundësi e mirë për Gallagherin për të forcuar pozitat e tij në Kombëtaren Angleze.

Nëse United arrin të bindë si lojtarin ashtu edhe Atletico Madridin, ky transferim mund të bëhet një nga lëvizjet më të bujshme të afatit kalimtar së dimrit.