Sotir Lukrovski, kandidat i VMRO për kryetar të komunës së Karposhit njoftoi se ka zhvilluar një takim konstruktiv me Bashkim Bakiun, kandidatin për kryetar të Shkupit nga Koalicioni VLEN.
“E falënderoj për mbështetjen e sinqertë dhe të fuqishme për raundin e dytë, një përkrahje që sjell energji shtesë, motivim dhe besim se jemi në rrugën e duhur,” deklaroi Lukrovski.
Ai theksoi se ndryshimet në Karposh tashmë kanë filluar dhe se me forca të bashkuara synojnë një fitore edhe më të madhe në raundin e dytë të zgjedhjeve.