Lublanë: Gjendet i vdekur një punëtor nga Maqedonia e Veriut, dyshohet se është rrahur brutalisht

Një shtetas 38-vjeçar i Maqedonisë u gjet i vdekur të premten në Lublanë, konfirmoi policia sllovene. Edhe pse autoritetet ende presin rezultatet e autopsisë për të përcaktuar shkakun e vdekjes, informacionet jozyrtare që qarkullojnë në media pretendojnë se personi ishte rrahur brutalisht deri në vdekje.

“Policët kryen ekzaminimin në vendin e ngjarjes, është urdhëruar autopsia, por shkaku i vdekjes ende nuk është sqaruar. Hetimi penal intensiv është në proces,” deklaroi zëdhënësja e Drejtorisë Policore të Lubjanës, Shpela Shkoporc. Policia për tani nuk jep më shumë detaje, as nuk bën publik identitetin e të ndjerit.

Sipas informatave jozyrtare, bëhet fjalë për një shtetas maqedonas që punonte si punëtor ndërtimi në Slloveni, raportoi Nezavisen.mk.

Kjo ngjarje shton një shtresë tjetër trishtimi në tregimin e emigrantëve maqedonas, duke e vendosur atë në kontekstin më të gjerë të punëtorëve që shkojnë jashtë vendit në kërkim të një jete më të mirë. Sllovenia është një nga destinacionet më të zakonshme për punëtorët që emigrojnë.