Platforma “Liria ka Emër” njofton organizimin e një marshi me motoçikleta drejt Hagës, i cili do të nisë nga Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, me fillim në orën 08:00.
Ky marsh simbolik ka për qëllim mbështetjen e drejtësisë dhe nderimin e sakrificave të dëshmorëve të kombit.
Pjesëmarrësit do të bashkohen në këtë rrugëtim me motoçikleta, duke shprehur solidaritetin dhe përkushtimin për lirinë dhe drejtësinë.
Ky marsh i paraprin protestës në Tiranë, ku po ashtu do të bëhet apel për lirimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare.