Lebron Xhejms nuk vazhdon kontratën me LA Lejkers?!

Plotë 30 skuadrat pjesëmarrëse në NBA kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri 2025-2026. Në Los Anxhelos, vëmendja ka qenë te LeBron Xhejmsi, që ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Lejkersin.

I pyetur nëse “King James” do të jetë te Lejkersi edhe pas një viti, ai u përgjigj shkurt: “Ndoshta”. Pra, e ardhmja e shënuesit më të mirë në historinë e NBA-së mbetet ende një mister.

21 herë pjesëmarrës në “All Star Game” nuk e ka zgjatur kontratën e tij me Lejkersin, e cila për këtë arsye do të skadojë qershorin e ardhshëm.

“Ky fakt nuk do të ketë asnjë ndikim tek unë, nuk jam i shqetësuar për të ardhmen“, tha LeBron.

Megjithatë, ai do të mbushë 41 vjeç në dhjetor, nuk do të jetë në gjendje të luajë përgjithmonë. Ai e di këtë, Lakers e dinë dhe tifozët e ekipit kalifornian e dinë. Të gjithë presin të dinë të ardhmen e tij.