Lajmi i fundit: Policia arreston të dyshuarit për grabitjen e rëndë në artarinë e Gostivarit

Policia ka arrestuar tre persona që dyshohen për grabitjen e artarisë në Gostivar, dhe ka kryer bastisje në Kërçovë dhe Gostivar.

“Janë arrestuar A.Sh 33 vjeçar, A.P 37 vjeçar dhe V.E 30 vjeçar. Bastisje është kryer edhe në shtëpinë e personit E.E 56 vjeçar. Gjatë bastisjes janë gjetë armë dhe gjëra të tjera me vlerë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të gjithë dyshohen për grabitjen spektakolare të artarisë në Gostivar, ku u vodhën 18 kg ari në vlerë prej 1.8 milionë euro./TS