Kurti nuk tregon nëse i ka apo jo votat për qeverinë e re

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka treguar nëse do t’i ketë 61 votat për ta bërë Qeverinë nesër.

Ai sot kur është pyetur nga gazetarët nëse i ka votat për formimin e Qeverisë ka heshtur.

Kurti poashtu është pyetur se çfarë pret nga seanca e nesërme e Kuvendit, ku pika e vetme është formimi i Qeverisë, por ai nuk iu është përgjigjur gazetarëve.

Presidentja Vjosa Osmani, ka treguar se si do të veprojë nëse Albin Kurti nuk arrijnë të formojë qeverinë të dielën.

Ajot ka bërë me dije se si presidente do t’i ftojë të gjitha partitë politike për të parë nëse dikush nga subjektet politike mund të krijojë shumicën parlamentare.

“Nuk dihet në qoftë se të dielën do të ketë seancë të kuvendit ose jo, sepse seanca e kuvendit ftohet vetëm në qoftë se krijohen 61 votat e nevojshme nga i mandatuari për kryeministër, zoti Kurti. Në qoftë se kjo do të ndodhë apo jo, është tërësisht në duart e partive politike dhe për momentin nuk mund të parashikoj, edhe pse e diela është shumë afër, por siç e dini rrjedhat politike në Kosovë nganjëherë janë të paparashikueshme. Pra, brenda orësh mund të ketë marrëveshje”, ka thënë Osmani për DW.

Ajo ka bërë me dije se është ende herët të flitet për zgjedhje të parakohshëm.

“Në qoftë se ka marrëveshje, mund të mbahet seanca dhe mund të ketë qeveri. Në qoftë se s’ka marrëveshje, atëherë si presidente e vendit do t’i ftoj të gjitha partitë politike për të parë nëse ka mundësi që dikush ta krijojë shumicën, sepse mendoj që është përsëri herët të flasim për zgjedhjet e jashtëzakonshme, por ajo është një alternativë në qoftë se nuk krijohet shumica”, është shprehur Osmani.

Kuvendi i Kosovës dje ka njoftuar se seanca e jashtëzakonshme për formimit e Qeverisë së re do të mbahet të dielën duke filluar nga ora 10:00.

“Seanca e jashtëzakonshme plenare e Kuvendit do të mbahet të dielën, më 26.10.2025, në orën 10:00, në sallën e Kuvendit. Ftohen të gjithë deputetët e Kuvendit”, thuhet në ftesën e Kryeparlamentarit Dimal Basha.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se ende nuk i kanë votat për Qeverinë “Kurti 3”. /Reporteri.net/.