Kur liderët e VLEN-it e braktisën, shokët i dalën në krah, Ahmeti: Haqim Ramadani mbetet njeriu që ruan dinjitetin për Bervenicën!





Kur të gjithë e braktisën, nga lideri i LD-së Izet Mexhiti e deri te ai i Tetovës Bilall Kasami, populli po reshtohet pas tij. Funksionari i lartë i LD-së, Muhamed Ahmeti, i ka dhënë mbështetje Haqim Ramadanit, edhe pse lideri i tij Izet Mexhiti e la në baltë. Përveç Mexhitit, edhe Bilall Kasami publikisht tha se nuk e mbështet.

Muhamed Ahmeti në mbështetjen e tij shkruan se Haqimi është njeriu që ruan vlerat dhe dinjitetin për vendlindjen dhe Bërvenicën:

“Në këto ditë të rëndësishme për komunën e Bërvenicës,
dua të shpreh përkrahjen time për Haqim Ramadani — njeri që ruan vlerat me të cilat jemi rritur: përulësinë dhe dashurinë për vendlindjen.

Si bashkpartiak, si bashkëluftëtar i vëllait të tij, si ish-nxënës i babait të tij të ndjerë, si shqiptar dhe si trashëgimtar i rrënjëve të Çellopekut, e ndjej detyrim moral të qëndroj pranë njerëzve që e nderojnë rrënjën tonë me dinjitet dhe vepra,” — ka shkruar Muhamed Ahmeti.

Ndryshe sonte gjithë shqiptarët do të mblidhen në Çellopek për t’i dërguar mesazh të qartë Bilall Kasamit dhe për të mbështetur Haqim Ramadanin.