KSHZ numëron 100 përqind të votave! Feti Abazi e fiton komunën e Bogovinës me vetëm 88 vota diferencë

Zgjedhjet lokale në Komunën e Bogovinës kanë përfunduar me një rezultat shumë të ngushtë, ku Feti Abazi nga Koalicioni VLEN ka dalë fitues ndaj Besnik Emshit nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI).

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), janë numëruar 100% e votave – gjithsej 29.088 vota nga 38 qendra votimi, njofton TS.

Rezultatet përfundimtare janë:

Feti Abazi (Koalicioni VLEN) – 48,83% (5.295 vota)

Besnik Emshi (AKI) – 48,02% (5.207 vota)

Diferenca prej vetëm 88 votash e shpall Abazin fitues në një nga garat më të ngushta në këto zgjedhje lokale.

Fitorja e Abazit konsiderohet një sukses i rëndësishëm për Koalicionin VLEN në rajonin e Pollogut, ndërsa rezultati i ngushtë pasqyron ndarjen e thellë politike në komunë./TS