KSHZ numëron 100 përqind të votava në Bërvenicë, ja kush shkon në raundin e dytë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka numëruar 100% të votave në komunën e Bërvenicës, duke konfirmuar se gara për kryetar komune do të shkojë në raund të dytë mes dy kandidatëve kryesorë, Jovica Ilievski nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe Haqim Ramadani nga koalicioni VLEN, njofton TS.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara rezultatet janë si më poshtë:

Jovica Ilievski (VMRO-DPMNE) – 46,49% (3.386 vota)
Haqim Ramadani (VLEN) – 27,75% (2.021 vota)
Enver Pajaziti (AKI) – 15,75% (1.147 vota)
Svetlana Mitreska-Anxhelkoska (LSDM) – 6,59% (480 vota)

Meqenëse asnjëri nga kandidatët nuk arriti të fitojë mbi 50% të votave, komuna e Bërvenicës do të shkojë në raund të dytë zgjedhjesh, ku përballja do të jetë mes Ilievskit dhe Ramadanit.

Balotazhi pritet të jetë vendimtar për drejtimin e ardhshëm të komunës, ndërsa të dyja palët kanë paralajmëruar fushata intensive për të siguruar mbështetjen e votuesve që në raundin e parë mbështetën kandidatë të tjerë.