Kostovski i VMRO-së në Butel: ‘Kryengritjen’ e BDI‑së e shtypëm i fituam të gjithë përnjëherë!!

Darko Kostovski i VMRO‑DPMNE-së është rizgjedhur si kryetar i komunës së Butelit, duke siguruar një fitore që ai e cilësoi si “historike”, si dhe fundin e BDI-së,

“‘Kryengritjen’ e BDI‑së e shtypëm i fituam të gjithë përnjëherë!!”, deklaroi Kostovski, duke i përshkruar rivalët si të mundur dhe duke premtuar se në të ardhmen do t’i sfidojë dhe do t’i mposhtë edhe me forcë më të madhe, njofton TS.

Ai falënderoi qytetarët që, sipas tij, kanë zgjedhur “zhvillim dhe stabilitet” për komunën e Butelit dhe i siguroi se do të punojë për mirëqenien e banorëve.

Nga mbledhja me ekipin e fushatës, Kostovski tha se falënderon “forcën goditëse” të VMRO‑DPMNE në Butel për kontributin në fitoren e arritur dhe përfundoi me përshëndetjen: “Rroftë komuna e Butelit!”/TS