Kosovarët do të paguajnë nga 100 euro për leje qëndrimi në Maqedoni, deri tash ka qenë 3 euro!

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar për rritje të madhe të çmimeve për lejet e qëndrimit të përkohshëm dhe të përhershëm për të huajt.

Sipas njoftimit zyrtar të MPB-së, të publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 71 më 3 prill 2025, ndryshimet do të prekin të gjitha aplikimet për leje qëndrimi që do të bëhen pas datës 10 prill 2025.

Sipas vendimit të ri:

Leja për qëndrim të përhershëm do të kushtojë 6,150 denarë, nga vetëm 190 denarë sa ishte më parë.

Leja për qëndrim të përkohshëm do të kushtojë 4,000 denarë, në vend të 190 denarëve të deritanishëm.

Ky ndryshim paraqet një rritje të ndjeshme të tarifave, e cila pritet të ndikojë tek shumë qytetarë të huaj që jetojnë, punojnë apo studiojnë në Maqedoninë e Veriut.

MPB-ja nuk ka dhënë ende një arsyetim të detajuar për rritjen e çmimeve, por ndryshimi është zyrtar dhe hyrë në fuqi më 10 prill 2025.