Arben LLALLA
Tetova po hyn në një moment vendimtar. Zgjedhjet e raundit të dytë më 2 Nëntor nuk janë vetëm për të zgjedhur një kryetar komune, por për të përcaktuar drejtimin që do të marrë qyteti për vitet që vijnë. Ky është momenti i kthesës, kur qytetarët duhet të tregojnë pjekuri politike dhe të kuptojnë se dinjiteti i Tetovës nuk blihet me euro, nuk fitohet me mashtrime dhe nuk ndërtohet mbi premtime boshe.
AKI dhe strukturat e BDI-së kanë një detyrë të qartë përpara: të kërkojnë votat derë më derë, me sinqeritet e me argumente, duke i bërë të qartë çdo qytetari se koha e manipulimeve ka mbaruar. Kjo garë nuk fitohet me para, por me besim, me punë të ndershme dhe me përkushtim të përbashkët. Tetovarët e dinë mirë se kush ka qëndruar pranë tyre në ditë të vështira dhe kush ka ndërtuar karrierë politike mbi gënjeshtra e përfitime.
BDI ka strategji, ka energji dhe ka përvojën për ta përmbysur rezultatin. Por mbi të gjitha, ka një bazë njerëzore të përkushtuar që nuk e braktis kurrë betejën. Ajo që nevojitet tani është durim dhe unitet. Fitorja nuk vjen vetvetiu — ajo kërkon përpjekje të përbashkëta, besim dhe vendosmëri.
Ata që për vite të tëra kanë keqpërdorur fenë dhe besimin e popullit për interesa personale po e ndjejnë fundin e tyre politik. Askush nuk mund të luajë pafundësisht me besimin e njerëzve. Historia ka treguar se mashtruesit politikë kanë jetë të shkurtër. Zoti i vë njerëzit në provë, por çdo derë që mbyllet, hap një tjetër. Dhe ajo derë që po hapet për Tetovën është derë e ndryshimit, e kthimit të dinjitetit dhe e fitores së së vërtetës mbi gënjeshtrën.
Tetovarët nuk kanë më kohë për eksperimente. Ata kanë parë mjaft: premtime që nuk u mbajtën, projekte që mbetën në letra dhe figura që u paraqitën si “shpëtimtarë”, por ikën të pasuruar. Tani është koha për kthjellje, për vendosmëri dhe për rikthim të vlerave që e kanë bërë Tetovën qytet me emër dhe peshë në historinë shqiptare.
Më 2 Nëntor, qytetarët duhet të votojnë me mendje të kthjellët dhe me zemër për qytetin, jo për interesa të ngushta personale. Sepse Tetova nuk është plaçkë për pazare politike, por shtëpia e të gjithëve — qytet që meriton qeverisje me vizion, me punë dhe me ndershmëri.
Dhe për ata që mendojnë se janë të paprekshëm, që kanë abuzuar me besimin e njerëzve, që kanë bërë politikë mbi fenë dhe ndjenjat e popullit: koha e tyre ka mbaruar. Zoti i lë njerëzit të provohen, por drejtësia politike vjen pa paralajmërim. Tetova do t’i nxjerrë jashtë loje ata që e kanë përdorur për interesin e tyre.
Tetova nuk fal më. Çdo qytetar e di se raundi i parë më 19 Tetor ishte orkestrim i qarqeve antishqiptare dhe antiperëndimore, ndihmuar nga indivitë të caktuar, vasal. Prandaj, më 2 Nëntorë, tetovarët do tregojnë se dinjiteti i tyre nuk shitet dhe se vota e tyre është mburojë kundra planeve dashakeqe. Ata do të zgjedhin krenarin dhe jo nënshtrimin. Vota për AKI-n është votë për shqiptarin dhe jo vasalitetin.
Write to Rami Mislimi