Qeveria kineze ka prezantuar rregulla të reja për influencuesit dhe krijuesit e përmbajtjeve, shkruan humanetica.it.Sipas qeverisë, ata që diskutojnë tema profesionale të tilla si mjekësia, ligji, financat, arsimi ose shëndetësia – do të duhet të demonstrojnë diploma ose kualifikime të larta.Platforma të tilla si Douyin (versioni kinez i TikTok) dhe Weibo do të jenë përgjegjëse për verifikimin e kredencialeve të përdoruesve.Shkeljet mund të rezultojnë në gjoba deri në 100 000 juanë (rreth 13,000 €), së bashku me pezullimin ose mbylljen e llogarisë.
Qëllimi i deklaruar është të luftohet dezinformimi online dhe të përmirësohet cilësia e përmbajtjes.Megjithatë, masa ka ngjallur debat midis atyre që e shohin atë si një mbrojtje dhe atyre që kanë frikë nga kufizime të mëtejshme të lirisë së shprehjes.