Kina dhe Koreja e Jugut me klimë pozitive bashkëpunimi

Marrëdhëniet midis Kinës dhe Koresë së Jugut kanë pasur përmirësim të qëndrueshëm në muajt e fundit, ndërsa shkëmbimet e nivelit të lartë, bashkëpunimi ekonomik dhe ndërveprimet njerëzore vazhdojnë të thellohen.

Përpara takimit të ardhshëm të APEC-ut që do të mbahet në qytetin historik Gyeongju, komunikimi diplomatik midis të dy vendeve është intensifikuar dukshëm.

Më 17 shtator, ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut Cho Hyun bëri vizitën e tij të parë zyrtare në Kinë, duke konfirmuar gatishmërinë e Seulit “për të përmirësuar më tej shkëmbimet e nivelit të lartë, për të thelluar bashkëpunimin në ekonomi, tregti e shkëmbimet kulturore dhe për të përshpejtuar negociatat mbi marrëveshjet e tregtisë së lirë Kinë-Kore e Jugut dhe Kinë-Japoni-Kore e Jugut.”

Më pak se një muaj më vonë, në 7 tetor, ministri i Jashtëm kinez Wang Yi zhvilloi një bisedë telefonike me Cho, duke shprehur shpresën që të dy palët “të forcojnë solidaritetin e bashkëpunimin, të mbështesin multilateralizmin dhe të mbrojnë sistemin tregtar ndërkombëtar.”

Përveç dialogut politik, edhe bashkëpunimi ekonomik mbetet një gur themeli i partneritetit kino-koreanojugor. Vjet tregtia dypalëshe arriti në 328.08 miliardë dollarë amerikanë dhe Kina vijoi të jetë partnerja më e madhe tregtare e Koresë së Jugut për vitin e 21-të me radhë, ndërsa Koreja e Jugut e rifitoi pozicionin e saj si partnerja e dytë më e madhe tregtare e Kinës, sipas të dhënave nga Ministria e Jashtme kineze