Këshilltari i Bilall Kasamit: Qytetarët nuk do lejojnë që për ne të vendos Mickovski

Fushata për Tetovën po bëhet çdo ditë e më e tensionuar, ndërsa kampi i Bilall Kasamit duket se po humb qetësinë përballë garës së ngushtë me kandidatin e Aleancës për Integrim Bajram Rexhepi.

“Beteja për Tetovën po ashpërsohet dhe tashmë ka hyrë në fazën finale. Në njërën anë qëndron Bilall Kasami me një epërsi prej afër 4 mijë vota dhe në anën tjetër Bajram Rexhepi nga AKI. Por, tani shtrohet pyetja pse BDI pasi kandidati është nga kjo parti po insiston në votat e partisë më radikale Levica e cila në raundin e parë kishte 3 mije vota. Një koalicion me Levicën mendoj se do prodhonte një epilog katastrofal për vetë AKI e cila në anën tjetër akuzon mbështetësit e VLEN se gjoja kanë mbështetjen e VMRO. Por deklaratat e fundit të Mickovskit i frustruar nga mbështetja e madhe që kishte Kasami në rrethin e parë, se nuk do mbështes Kasamin në rrethin e dytë dëshmon qarte se ky i fundit do të ketë akoma më tepër vota shqiptare në Tetovë. Qytetarët nuk do lejojnë që për ne të vendos as Apasievi e as Mickovski, por vetë NE. Prandaj mbështetja që kërkon Kasami nga qytetarët e Tetovës ka të bëjë me dy elemente mjaft të rëndësishme si në aspektin lokal po ashtu edhe në nivel nacional. Në aspektin lokal nuk do të kushtëzohet nga asnjë votë e këshilltarëve maqedonas, kurse në aspektin kombëtar do të ketë fuqinë për tē kërkuar një riformatim dhe një forcim të pozitës shqiptare. Nuk do flas për punët dhe projektet sepse jane gjëra që shihen dhe vlerësohen nga vetë qytetarët” ka shkruar Berat Azizi