Kërcënoi policët me armë dhe thikë, arrestohet 27-vjeçari nga Tetova

Më 05 tetor 2025, rreth orës 14:30, në rrugën “Fushanska” në Tetovë, efektivët e policisë nga SPB Tetovë kanë arrestuar S.B. (27) nga Tetova, pasi dyshohet se ka kërcënuar me pistoletë dhe thikë punonjësit e policisë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar një pistoletë e markës “Walther” me një karikator dhe gjashtë fishekë, si dhe një thikë.

Personi është ndaluar në stacionin policor të Tetovës, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës penal.TS