Kapen emigrantë në një kamion me targa Kosove

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se në pikën kufitare “Bogorodicë” kanë kapur emigrantë, të fshehur në një kamion. Kamioni kishte targa të Kosovës, ndërsa rimorkio ishte me targa të Maqedonisë.

“Shërbimi i skanerit mobil në pikën kufitare Bogorodicë zbuloi një përpjekje për kontrabandë emigrantësh, shtetas të Sierra Leone, Egjiptit dhe Guinesë Ekuatoriale. Rasti u zbulua gjatë kontrollit të një kamioni me targa të Kosovës dhe rimorkio me targa të Maqedonisë”, thonë nga Drejtoria e Doganave.