Kandidati për këshilltar nga VMRO-DPMNE në Tetovë kërcënon shqiptarët

Stefan Karapejovski – Kajo, numri 4 në listën e këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së në Tetovë, ka kërcënuar shqiptarët, përkatësisht koalicionin VLEN, duke deklaruar se “nuk duhet të luajnë me zjarr, sepse do të digjen” dhe se “komuna e Bërvenicës nuk do të bjerë në duart e shqiptarëve”.

Sipas burimeve lokale, Karapejovski, së bashku me Angel Karapetrov dhe Aleksandar Veljanovski, kanë qenë përkrahësit më të mëdhenj të Bilall Kasamit në Tetovë, duke nxjerrë mbi 3.500 vota për të në raundin e parë të zgjedhjeve. Mirëpo, pas “ekceseve” të fundit në Bërvenicë dhe Kërçovë, përkrahja e VMRO-DPMNE-së për Kasamin në raundin e dytë nuk do të ndodhë, sipas burimeve të larta brenda partisë.