Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Gostivar ka ngritur kallëzim penal kundër A.Z. (45) nga fshati Prisojnicë, komuna e Mavrovës dhe Rostushës, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “heqja e vulës ose shenjës zyrtare”.
Sipas njoftimit, më 29 korrik 2025, në një objekt hotelerie ku i denoncuari është drejtues, ai ka hequr ngjitësen dhe copën e plumbit me vulë që ishin vendosur po atë ditë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut Gostivar, për shkak të veprimtarisë së paregjistruar.
Rasti po procedohet sipas ligjit dhe ndaj të dyshuarit do të ndërmerren masat përkatëse ligjore.TS