Kandidati për kryetar të Bërvenicës, Jovica Ilievski ka demantuar spekulimet e kandidatit të VLEN-it për Haqim Ramadanit në lidhje me punmsimet e shqiptarëve.
Ja reagimi i plotë:
Jovica Ilievski nuk është nacionalist dhe ka më shumë miq maqedonas dhe shqiptarë sesa Haqimi dhe Enveri së bashku, gjë që u vërtetua në zgjedhjet e vitit 2021 dhe tani në vitin 2025.
Sa i përket strukturave drejtuese në komunën e Bërvenicës, nga shtatë udhëheqës, gjashtë janë shqiptarë.
Sekretar nuk kam të emëruar që nga viti 2024.
Drejtorë të shkollave nga tre, dy janë shqiptarë, ndërsa për Çerdhen dhe Ndërmarrjen Publike ka ushtrues detyre, dhe kjo:
Në Çerdhe trashëgova një drejtoreshë maqedonase të emëruar nga Enveri, ndërsa më vonë nga radhët e të punësuarve (e vetmja që pranoi) dhe i të njëjtës kryetar i bordit drejtues është shqiptar; ndërsa në ndërmarrjen publike po ashtu trashëgova drejtor maqedonas të emëruar nga Enveri, deri në pensionim, dhe i njëjti person 15 vite e ka kryer funksionin e drejtorit.
Anëtari i vetëm i bordit drejtues në Rusino ishte pikërisht Haqimi dhe nuk u shkarkua, përkundrazi vazhdoi të marrë pagesë mujore.
Kurrë në fokusin tim nuk kanë qenë njerëzit për shkak të përkatësisë së tyre dhe është qesharake përpjekja e Haqimit të më akuzojë për diçka që nuk jam.
Të gjithë më njohin mua, babanë tim dhe familjen time.
Me gënjeshtër aga nuk bëhesh!