Jo në Qeveri, Ursula von der Leyen takon Kurtin në Kuvend

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do ta takojë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit nuk është bërë e ditur se pse ky takim nuk do të zhvillohet në objektin e Qeverisë.

Takimi do të mbahet nga ora 14:05.

Paraprakisht Von der Leyen do të takohet me Presidenten Osmani, në orën 13:00.

Vizitën treditore në rajon ajo e filloi të hënën në Tiranë, ndërsa do ta përfundojë të mërkurën në Shkup. Para vizitës në Kosovë, ajo qëndroi në Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë dhe në Serbi.

Kjo është vizita e parë e Von der Leyen në rajon gjatë mandatit të saj të dytë, megjithëse ajo kishte vizituar gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor saktësisht një vit më parë, në përfundim të mandatit të saj të parë./Reporteri.net/