Janevska: Po i intensifikojmë aktivitetet parandaluese në shkolla për të penguar të rinjtë të përdorin duhan dhe cigare elektronike
Nën organizimin e Analitika Tink Tenk, sot në Shkup u mbajt punëtori rajonale me temën „
Përforcimi i bashkëpunimit ndërmjet medieve, ekspertëve dhe institucioneve për politika më të mira
të kontrollit të duhanit dhe mbrojtje të shëndetit publik në Ballkanin Perëndimor“. Në diskutim mori
pjesë edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, e cila theksoi se arsimi është
mekanizmi më i mirë për rritjen e ndërgjegjësimit tek të rinjtë për zakonet e shëndetshme dhe
kujdesin ndaj shëndetit personal.
„ Sistemi ynë edukativo-arsimor është strukturuar në mënyrë që njohuritë shëndetësore të
përfaqësohen në të gjitha klasat në lëndët e rregullta, veçanërisht në “Shkencat natyrore”, dhe nga ky
vit shkollor kemi futur një lëndë të re zgjedhore në klasën e 7-të „ Mësoj për shëndetin tim“ dhe me
mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë përgatitëm udhëzues për mësimdhënësit për
mënyrën e mësimdhënies së materies, e cila përfshin edhe aspekte të dedikuara pasojave shëndetësore
nga përdorimi i duhanit dhe cigareve elektronike“, theksoi Janevska.
Duke folur për masat që po zbatohen në nivel kombëtar si pjesë e politikave parandaluese, ministrja
theksoi se këtë vit, me ndryshimet ligjore, shkollat fillore dhe të mesme janë të detyruara, krahas
programeve për mbrojtje nga dhuna, abuzimi dhe neglizhimi i nxënësve, parandalimin e
diskriminimit, delikuencës së të miturve dhe të ngjashme, të zbatojnë edhe programe për parandalimin
e abuzimit me alkoolin dhe duhanin, abuzimit me droga dhe substanca të tjera psikotrope.
„ Në vitin e ri shkollor, MASH-i dhe BZHA së bashku me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Drogën
dhe Krimin dhe Federatën Ndërkombëtare të Lions Club, do të trajnojnë 50 bashkëpunëtorë
profesionalë dhe 150 mësimdhënës në 50 shkolla fillore për të realizuar programin parandalues „
Aftësi për Adoleshencën“. Bëhet fjalë për program i strukturuar, i cili bazohet në prova, për
parandalimin e përdorimit të cigareve, drogës dhe alkoolit, dhe i cili deri më tani është zbatuar me
sukses në 105 vende në mbarë botën“, shtoi ministrja.
Ajo theksoi se gjithmonë ka hapësirë për avancimin e edukimit shëndetësor në shkolla dhe se
institucionet po punojnë në atë drejtim.
„ Arsimi është materie e gjallë dhe përshtatet me kohën dhe trendet. Kam pritshmëri që pikërisht nga
kjo punëtori, përvojat dhe praktikat e ndryshme të ndara do të na ndihmojnë të gjithëve që t’i
avancojmë politikat kombëtare “ u shpreh Janevska.
Në punëtorinë që ka për qëllim të lidhë përfaqësues të mediеve, studiuesve, institucioneve dhe
partnerëve ndërkombëtarë, të inkurajojë bashkëpunim më të fortë dhe të theksojë rëndësinë e masave
për kontrollin e duhanit të bazuara në dëshmi, në përputhje me prioritetet për integrim në BE, përveç
përfaqësuesve të institucioneve shtetërore dhe sektorit civil në vendet e rajonit, morën pjesë edhe
profesorë nga Fakulteti i Shëndetit Publik pranë Universitetit Amerikan “Xhons Hopkins”.