IZRAEL – Ushtria fillon zbatimin e fazës së parë të planit Trump për Gazën

Ushtria izraelite njoftoi sot se është urdhëruar të përgatitet për zbatimin e fazës së parë të planit të paqes të presidentit amerikan, Donald Trump për Gazën.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë në një postim në X se shefi i shtabit të përgjithshëm, Eyal Zam, ka “thirrur një vlerësim të posaçëm të situatës” gjatë natës.

“Sipas udhëzimeve të nivelit politik, shefi i shtabit të përgjithshëm ka urdhëruar përgatitjet për zbatimin e fazës së parë të planit të Trumpit për lirimin e pengjeve”, thuhet në deklaratë.

“Njëkohësisht, u theksua se siguria e forcave tona mbetet prioriteti më i lartë dhe se të gjitha kapacitetet e IDFsë do t’i dedikohen Komandës Jugore për mbrojtjen e trupave tona,” shtoi ushtria izraelite.

Trump i bëri thirrje Izraelit të “ndalojë menjëherë bombardimet në Gaza”, pasi organizata islamike palestineze Hamas reagoi pozitivisht ndaj planit të tij të paqes.

Hamasi tha se pranon shumicën e pikave të planit të Trumpit për t’i dhënë fund luftës, përfshirë lirimin e të gjithë pengjeve, megjithëse disa çështje kërkojnë negociata të mëtejshme.