Iu kërkonte pacientëve nga 10 deri 50 euro për t’ju lëshuar raporte për pushime mjekësore, dalin detaje për arrestimin e mjekut në Vushtrri





Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e një mjeku në Vushtrri, i cili dyshohet për marrje ryshfeti.

Siç bën të ditur policia në raporton 24 orës, i dyshuari me qëllim të përfitimit personal për shërbime të ofruara nga pacientët kishte kërkuar dhe pranuar shuma të ndryshme të hollave nga 10 deri 50 euro për të ju lëshuar raporte për pushime mjekësore.

I njëjti është dërguar në mbajtje.

Vushtrri / 19.08.2025 – 2025. Më 28.10.2025 nga njësitë relevante të policisë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale të cekura më lart. Dyshohet se i dyshuari qëllim të përfitimit personal për shërbime të ofruara nga pacientët kishte kërkuar dhe pranuar shuma të ndryshme të hollave nga 10 deri 50 euro për të ju lëshuar raporte për pushime mjekësore. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës./Reporteri.net/