Ish-presidenti francez, Sarkozy shkon në burgun famëkeq

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy i është drejtuar qelisë së tij, ku do të vuaj dënimin me 5 vite burg, pasi akuzohet për konspiracion për të financuar fushatën e tij zgjedhore me para nga diktatori libian Muammar Gaddafi. Ai është ish-presidenti i parë francez që shkon në burg, që pas udhëheqësi kolaboracionist nazist i Luftës së Dytë Botërore, Philippe Pétain, u burgos për tradhti në vitin 1945.

Sarkozy, i cili ishte president nga viti 2007 deri në vitin 2012, ka apeluar kundër dënimit me burg në burgun La Santé, por do të duhet të presë për apelin e tij pas hekurave.

Më shumë se 100 njerëz qëndruan jashtë burgut, pasi djali i tij Louis, u bëri thirrje mbështetësve të tij për një shfaqje mbështetjeje.

Mediat franceze bëjnë me dije se ai do të qëndrojë në një qeli me sipërfaqe afërsisht 9 metra katrorë në krahun e izolimit të burgut famëkeq të shekullit të 19-të

Nicolas Sarkozy, 70 vjeç, ka thënë se nuk dëshiron trajtim të veçantë në burgun famëkeq La Santé, megjithëse është vendosur në seksionin e izolimit për sigurinë e tij, pasi të burgosurit e tjerë janë trafikantë famëkeq droge ose janë dënuar për vepra terroriste.

Më 25 shtator, Gjykata Penale e Parisit e dënoi ish-presidentin me pesë vjet burg. Ai u shpall fajtor për lejimin me vetëdije të kolegëve të tij Claude Guéant dhe Brice Hortefeux të takoheshin në Tripoli me një zyrtar të lartë të regjimit të Muammar Gaddafit për të diskutuar financimin sekret të fushatës së tij presidenciale të vitit 2007.