Intervista nga TS/ Kolona nga Maqedonia drejt Tiranës: Populli në mbrojtje të UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë! (VIDEO)
Portali TS ka zhvilluar intervista me qytetarë të shumtë nga Maqedonia e Veriut, të cilët janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e madhe në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për të kërkuar drejtësi për ish-luftëtarët.
Kolona të tëra qytetarësh po lëvizin nga qytete të ndryshme si Kërçova, Struga, Gostivari, Tetova dhe Shkupi e Kumanova, duke iu bashkuar thirrjes për një protestë gjithëshqiptare që synon të dëshmojë solidaritetin me luftëtarët e lirisë dhe të kërkojë pafajësinë e pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët po përballen me procese gjyqësore në Hagë.
“Vij nga Zajazi i Kërçovës. Kam qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe tani jam nisur për në Tiranë, për të kërkuar drejtësi për bashkëluftëtarët tanë,” u shpreh një qytetar për gazetarin e TS nga Tirana.
Të tjerë theksojnë se protesta nuk është vetëm një akt simbolik, por një domosdoshmëri për të ngritur zërin kundër, siç u shprehën ata, “padrejtësive që po i bëhen çlirimtarëve të Kosovës”.
INTERVSITA E PLOTË:
Nga vini dhe ku po shkoni?
Vij nga Zajazi i Kërçovës. Po shkoj në protestë në Tiranë.
A keni qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës?
Po, kam qenë pjesë e Ushtrisë Vullnetare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Çfarë kërkoni përmes protestës?
Përmes protestës kërkojmë drejtësi për ushtarët vullnetarë të Kosovës.
Sipas jush, po mbahet padrejtësisht kjo çështje?
Po, padrejtësisht. Absolutisht.
A ka edhe të tjerë që po vijnë sot për në Tiranë?
Po, shumë.
Faleminderit! Ku po shkoni tani?
Në protestë.
Për çfarë?
Për të drejtat e atyre që kanë qenë në luftë.
Vetëm për Kosovën apo edhe për diçka tjetër?
Për Kosovën, por edhe për më gjerë.
Nga jeni?
Nga Maqedonia, nga Kërçova.
Faleminderit!
Ku po shkoni?
Po shkojmë në Tiranë.
Për?
Për protestën, për çlirimtarët. Jam pjesë e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nga vini?
Nga Veleshta, e Strugës.
Ka të tjerë që po vijnë pas jush?
Po, shumë janë. I shihni vetë kolonat.
Cila është kërkesa juaj në këtë protestë?
Njohja e pafajësisë së luftëtarëve.
Nga vini dhe ku po shkoni?
Nga Kërçova. Jemi përkrahës të çlirimtarëve të Kosovës.
Do të bashkoheni me protestën në Tiranë?
Po, patjetër.
Keni qenë edhe në protestën në Kosovë?
Po, kemi qenë, para një muaji.
Cila është kërkesa kryesore e kësaj proteste?
Kërkesa është: pafajësia.
Dhe mesazhi juaj?
Kërkojmë drejtësi. Asgjë më shumë se kaq. Diçka normale.